Ambasadori Lu takon Totozanin. Mbështetje për të drejtat e njeriut në Shqipëri
Avokati i Popullit Igli Totozani pret Ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë.
Fokusi i takimit ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Ky është takimi i parë mes tyre që prej ardhjes së ambasadorit të ri në Tiranë. Takimi ka nisur në orën 11 dhe zgjati 50 minuta.
Avokati i Popullit i dhuroi ambasadorit Lu dy numrat e parë të revistës së Avokatit të Popullit ku trajtohen gjerësisht problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.
Në takim u diskutua mbi sfidat kryesore me të cilat përballet ky institucion për mbrojtjen dhe rrespektimin e të drejtave të njeriut. Totozani i bëri një panoramë të përgjithshme mbi problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët.
Donald Lu shprehu mbështetjen e tij për institucionin dhe punën e Avokatit të Popullit dhe siguroi mbështetjen e tij në të ardhmen.