Aktori me aftësi të kufizuara, protestë para kryeministrisë: Më flakën në rrugë
Viktimë e pushimeve nga puna, është bërë kohët e fundit edhe aktori me aftësi të kufizuara Alfred Zeneli. Ai ka protestuar përpara kryministrisë pasi pas 10 viteve kontribut në teatrin e kukullave të Tiranës e shikon veten në mes të katër rrugëve si i papunë.
Të gjithë e njohin si Fredi i vogël për shkak të shtatit tepër të shkurtër anomali e trashëguar që në lindje. Pavarësisht kësaj, aktori i “vogël”, Alfred Zeneli tregon se është një profesionist që e do teatrin e do punën që bën edhe pse eprorët e flakën në rrugë pa menduar se vjen nga radhët e aftësisë së kufizuar.
I indinjuar për largimin e tij nga teatri pas 10 vitesh punë si kukull lëvizëse, Fredi ka vendosur të protestojë para kryeministrisë për një vendim që e cilëson tërësisht të padrejtë nga ana e drejtoreshës së Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja.
Alfredi thotë se ka qenë viktimë e presioneve të vazhdueshme nga eprorët që për më tepër e kanë mbajtur larg roleve që nga viti 2013.
Alfred Zeneli është i pari aktor me aftësi të kufizuara të veçanta që arrin të diplomohet në Akademinë e Arteve. Pavarësisht kësaj, ai thotë se diskriminimi fizik nuk i është ndarë që nga shkolla dhe i njëjti paragjykim diskriminues po e ndjek edhe në punë e jashtë saj. /m.g
Burimi: BalkanWeb