Afganistan, ‘loja’ që kthen në skllavë seksi djemtë e vegjël
Në Afganistan, që njihet si një prej vendeve më besimtare në botë, ndodh një prej formave më shqetësuese të skllavërisë seksuale.
“Bacha Bazi” që përkthehet si ‘lojë me djem’, shitet si një formë e padëmshme argëtimi, djem të rinj që kërcejnë për kënaqësinë e më të mëdhenjve. Por në të vërtetë, një fenomen i tillë është skllavëri seksuale, ku djem të moshave 10 – 15 vjeç, kalojnë dorë më dorë në grupe burrash të moshës së mesme për të plotësuar kënaqësinë e tyre seksuale.
Varfëria e teskajshme e këtyre 15 viteve të fundit në Afganistan e ka bërë edhe më të lehtë punën e ‘gjuetarëve’, që tërheqin djem të vegjël duke ofruar si këmbim punë ose arsimim. Djemtë zgjidhen si ‘bacha bareesh’ (burrë pa mjekër) dhe ky është si një dënim e vdekje për ta. Ata trajnohen si kërcimtarë, vishen dhe lyhen si vajza dhe performojnë përpara një audience burrash të pangopur. Por shfrytëzimi i të rinjve nuk përfundom me kërcimin, sapo përfundon festa, të miturit çohen në hotel ku abuzohen seksualisht.
“Djemtë nuk fitojnë asgjë”, shpjegoi fotografi Barat Ali Batoor që kaloi muaj të tërë duke u përpjekur të fitojë besimin e djemve për të dokumentuar jetën e tyre. Ata jetojnë sikur janë ‘të lidhur’ me shfrytëzuesit e tyre. Këta të fundit i strehojnë dhe u blejnë ushqim apo gjëra të tjera të nevojshme. “Ata bëjnë seks me padronët e tyre, ndërsa në festa abuzohen nga njerëz të ndryshëm”.
Një nga thëniet më popullore në Afganistan është: “Gratë janë për fëmijë, djemtë janë për kënaqësi”. Doktor Soraya Sobhrang, që e ka hetuar gjatë një fenomen të tillë, e ka konsideruar ‘të turpshëm’ dhe thotë se në çdo vend tjetër kjo do të konsiderohej pedofili, por në Afganistan, autorët e këtij krimi mbrohen nga policia. /m.g
Burimi: Shqiptarja.com