8 gjëra rreth Demirtas, Obama turk që “shkatërroi” Erdoganin
Avokat i të drejtave të njeriut, fitoi zemrat e të rinjve të parkut Gezi dhe është mbrojtësi i komunitetit gej në Turqi. Kush është njeriu që fitoi moralisht zgjedhjet në Turqi.
Është i vetmi që arriti të flasë me djemtë e Parkut Gezi. Ai është i ri, karizmatik, i majtë dhe liberal. Selahattin Demirtas, 42 vjeç, është variabli i papritur që theu vezët në shportën e Recep Tayyip Erdogan.
Me partinë e tij HDP, fitoi në mënyrë të papritur 13% të votave në zgjedhjet e përgjithshme turke të së dielës, duke tejkaluar pragun minimal prej 10% dhe duke çuar 82 deputetë në Parlament.
Rezultati i tij, i detyrohet një pjese të madhe të votimit të të rinjve turq që votuan për herë të parë, duke i mohuar “sulltanit” Erdogan objektivin e një shumice absolute, duke vendosur një pengesë ndoshta definitive për liderin autoritar turk. Por kush është Selahattin Demirtas?/www.vanityfair.it
- AVOKAT: 42 vjeç, i diplomuar për drejtësi, Selahattin Demirtas ka një të kaluar si avokat i të drejtave të njeriut.
- FILOKURD: Ai e filloi karrierën e tij politike në vitin 2007, duke u paraqitur si fytyra e pastër e kurdëve, si alternativa e kundërt ndaj liderit (në burg) të PKK Abdullah Ocalan.
- ELEKTORATI: Demirtas është fokusuar në elektoratin kurd, në klasën e mesme, por sidomos tek të rinjtë.
- PROGRAMI: Ai mbështeti protestat kundër Erdoganit autoritar dhe fetar: “Ne kemi shumë çështje për të diskutuar, por zoti Recep Tayyip Erdogan, derisa të ekzistojë HDP, ju nuk do të bëheni kurrë president,” tha ai.
- MBROJTJA E MINORITETEVE: Në fjalimet e tij ai është përpjekur që të përfaqësojë të gjitha pakicat e shtypura
- KUOTAT ROZË: Gjithmonë i kujdesshëm për të drejtat civile dhe mundësitë e barabarta, Demirtas ka kërkuar që një kandidat në dy në partinë e tij, të jetë grua.
- PAMJA: Për pamjen, Demirtas është frymëzuar nga udhëheqësi tjetër, Aleksis Tsipras
- MBROJTJA E GEJ-ve: Demirtas doli i treti falë edhe mbështetjes së komunitetit gej Turk që ka mbajtur publikisht anën e tij.