4 muaj pa marrë pagat/ Naftëtari zbret nga oxhaku pas lutjes së familjarëve
Një prej punëtorëve të rafinerisë së naftës në Fier është ngjitur në majën e një prej oxhakëve të ndërmarrjes duke kërcënuar se do të hidhej prej atje. Ai dhe punëtorët e tjerë të rafinerisë nuk marrin pagat prej 4 muajsh.
Punëtori i quajtur Agim, ka qëndruar mbi oxhak rreth katër orë dhe pas lutjes së familjarëve dhe kolegëve ka zbritur nga lartësia.
“Kemi që në tetor që s’kemi marrë rroga. Mirë tani në janar s’ka rroga se ka ikur ai pronari. Por muajt e tjerë janë përpunuar mijëra ton karburante e janë shitur”, ka thënë prej punëtorëve për Balkanweb.
Naftëtarët e Ballshit, Fierit dhe Vlorës prej kohësh punojnë në kushte të vështira dhe shpesh as nuk paguhen për shkak të keqmenaxhimit dhe koncesioneve të dështuara në këtë sektor.
Video: Lutjet e familjarëve drejtuar punonjësit të rafinerisë/ Nisma “Thurje”
/l.k./