4 burgje të tjera për gejtë janë zbuluar në Çeçeni
Gazetarët kanë investiguar më tej duke nxjerrë në pah abuzimin brutal të djemve gej në Çeçeni.
Gazeta e njohur “Novaya” raportoi mbi faktin se këta djem gej po mbahen të mbyllur në dy kampe përqendrimi në rajon.
Raportimet në fillim lidheshin me dy burgjet në fshatrat e Argun dhe Tsotsi-Yurt.
Gjithsesi raportime të mëtejshme nga rajoni dëftojnë për ekzistencën e katër burgjeve të tjera, duke lënë të nënkuptuar se ka rreth 6 burgje në rajon të cilat mbajnë të mbyllur njerëz për shkak të orientimit seksual.
Gazeta gjithashtu raporton se këta djem të cilët u shtynë me forcë në këto burgje, lirohen vetëm nëse familjarët e tyre ofrojnë rryshfet për policinë.
Editorë të gazetës ruse në fjalë shprehen se janë të shqetësuar pasi i gjithë stafi i gazetës rrezikohet për shkak të zbulimit të këtyre burgjeve në opinionin publik.
Stafi i gazetës nxori në pah se qindra djem gej janë izoluar dhe disa prej tyre edhe u vranë në këtë rajon të Rusisë.
Që prej publikimit të historisë stafi ka marrë kërcënime serioze për jetët e tyre.
Lideri Çeçenian Ramzan Kadyrov akuzoi gazetën për shpifje dhe deklaroi se stafi i kësaj gazete përbën armikun e vendit të tyre.
Këtë javë Putini pati një takim me liderin Çeçen Ramzan Kadyrov, i cili i tha presidentit rus mos ti jepte besim këtyre artikujve provokativë.
Ai gjithashtu akuzoi organizatat ndërkombëtare për shtrembërim të realitetit, për keqinformim të opinionit publik, si edhe për tentativa për të errësuar realitetin si edhe shkatërrimin e vlerave morale.
/k.m./