28-vjeçares invalide i hiqet KEMP-i pasi “mund të lëvizë”, familja apelon për ndihmë
Matilda, vajza 28-vjeçare e familjes Dyrmishi nga fshati Gramëz në Fushë Krujë prej 1 viti e gjysmë nuk merr më ndihmë invaliditeti. Ajo ka vuajtur nga epilepsia që në moshën 6-muajshe, sëmundje e cila ka përparuar me kalimin e viteve duke i shkaktuar çrregullime mendore.
Për 8 vite ajo është trajtuar me një shumë prej 16 mijë lekësh në muaj, por një vit e gjysëm më parë KEMP-i Epror në Tiranë vendosi t’ia heqë pagesën e invaliditetit me pretekstin se vajza mund të lëvizë.
Familjarët e saj thonë se Matilda i bën veprimet pa vetëdije, ndaj ata e mbajnë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.
I ati Mehmeti tregon për “Shëndet +” se nuk ka lënë derë pa trokitur por nuk ka gjetur asnjë zgjidhje për problemin e tyre. Familja e tij jeton në një banesë të rrënuar dhe nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për ta kthyer ne kushte normale. Ata e mbajnë frymën gjallë vetëm me 10 mijë lekët që merr nëna e 28-vjeçares për kujdesin e saj.
Të zhytur në dëshpërim nga gjendja shëndetësore e vajzës, varfëria ekstreme, tani edhe heqja e asaj ndihme të vogël që merrnin për vajzën, prindërit e saj apelojnë për ndihmë.
Apeli për ndihmë i familes Dyrsmishi/ Video: “Shëndet +”