14.3 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri, 5% gjithnjë të uritur, sipas Raportit Global të Urisë
Instituti Amerikan “Bread for the World” ka publikuar raportin e urisë për vitin 2016 (Hunger Report 2016). Raporti nënvizon se ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për zhvillimin e një shteti dhe mund të parandalojë kosto të shumta shëndetësore.
Shqipërinë, raporti nënvizon se 14.3 % e popullsisë jeton në varfëri (marrë nga të dhëna të studiuara në vitet 2009-2014). Ndërsa tregon se 5 % e popullsisë konsiderohen gjithnjë të uritur (studim i të dhënave të vitit 2013-2015), një tregues ky Brenda mesatares së rajonit. Sa i përket vdekshmërisë foshnjorë, shifrat flasin për 14.9 % e fëmijëve nën 5 vjeç, në vitin 2013.
Më tej raporti publikon disa karakteristika në lidhje me vendet në zhvillim, mes të cilave renditet dhe Shqipëria. Problemet kryesore duket se janë rreth urisë, kequsqyerjes dhe barrës që obeziteti dhe sëmundjet kronike i ngarkojnë sistemit shëndetësor.
Shkalla e urisë është një nga problemet më të mëdha të vendeve në zhvillim, shkalla e lartë e kequshqyerjes, mungesa e vitaminave dhe mineraleve vijojnë të jenë shqetësuese për jetët e njerëzve. Nga ana tjetër, rritja e nivelit të obezitetit dhe rritja e sëmundjeve kronike po kthehen në një barrë për sistemet shëndetësore në këto shtete.
Pabarazitë socio-ekonomike e kanë çuar popullsinë në një shpërndarje të pabarabartë të kujdesit shëndetësor. Faktorë si edukimi, mundësitë e punësimit, aksesi në ushqime të shëndetshme ka një impakt të madh në shpenzimet në shëndet.
/l.k./