100 vjeçarja e braktisur që jetonte prej 3 muajsh në errësirë dhe varfëri ekstreme
Thirrja për ndihmë e Barbulle Pepës, 100 vjeçarja që jeton në kushte ekstreme ekonomike ka ngjallur reagime.
E moshuara nga fshati Fang i Mirditës prej vitesh jeton e vetme, pasi vajza e saj është martuar në Tiranë dhe nuk ka mundësi të marrë edhe nënën pranë vetes.
Ndihmat e banorëve të fshatit dhe një pension prej 7 mijë lekësh ishin e vetmja e ardhur për këtë të moshuar.
Banesa ku ajo jeton e vetme prej vitesh është rrënuar totalisht, ndërsa askush nga pushteti vendor nuk është kujtuar deri më tani për të bërë rikonstruksionin e saj.
Shteti është kujtuar për këtë grua vetëm për t’i ndërprerë energjinë elektrike, e cila mungon në këtë banesë prej tre muajsh.
https://www.youtube.com/watch?v=OdHWBrJihTw
Rilidhja e kontratës me OSHEE
Në një deklaratë të shkurtër, OSHEE thotë se 100-vjeçara Barbulla Pepa e cila jeton e vetme në një barakë në fshatin Fang të Mirditës ka një debi prej 350 mijë lekësh të vjetra, të pashlyera këto që nga viti 2010.
OSHEE sqaron se nënë Barbullës i janë ndërprerë dritat në muajin gusht të këtij viti, por vetëm gjatë ditës së djeshme i është rikthyer energjia pasi e moshuara ka lidhur akt-marrëveshje me OSHEE-në për të shlyer debinë. 100-vjeçares i duhet të paguajë sipas marrëveshjes 7 mijë lekë te reja në muaj aq saç është edhe pensioni që ajo merr në muaj për të siguruar bukën e gojës.
Një biznesmen është ofruar që të paguajë debinë ndaj OSHEE.
/l.k/