Vijon epidemia e gripit, autoritetet thirrje për vaksinim

Një nënë 36-vjeçare nga Fieri, e cila kishte lindur binjakë më 11 shkurt, ka ndërruar jetë ditën e dielë në Sanatoriumin e Tiranës, e prekur nga virusi i gripit AH1N1.
Për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët u detyruan të provokonin lindje të parakohshme të dy foshnjeve. Një prej tyre humbi jetën si pasojë e lindjes së parakohshme, pas vetëm 31 javësh shtatzëni në Maternitetin “Koço Gliozheni”.
Autoritetet e Shëndetit publik, bën sërish thirrje për vaksinimin e popullatës së rrezikuar, kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzënë.
Epidemia e gripit ka prekur dhe vendet e tjera të rajonit, ku autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjence. Numri i madh i pacientëve nga gripi sezonal ka shkuar në rreth 30.000 të prekur, nga i cili tashmë kanë vdekur 11 persona.
Që nga një tetori i vitit të kaluar, kur edhe është raportuar rasti i parë i gripit, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip.
Shifra alarmante vinë dhe ng fqinji jonë jugor, ku gjatë tre muajve të kaluar në Greqi plot 56 persona kanë vdekur nga gripi i shkaktuar nga virusi H1N1
Qendra greke për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve bëri të ditur se numri i rasteve me grip është rritur ndjeshëm në ditët e fundit dhe se vetëm në një javë, 18 persona kanë vdekur në kujdesin intensiv./k.j