Video/ Realiteti dhe propaganda e “spitalit shembullor”
Në janar të vitit 2015 u inagurua reparti i Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Gjatë ceremonisë së inagurimit kryeministri Rama e quajti këtë repart shembullin e normave evropiane që do të ndiqen dhe në godinat e tjera spitalore.
“Ky është një model i prekshëm për atë që mund dhe do të bejmë për sherbimin spitalor, ku çdo strukturë e spitalit do të jetë si e njejtë me këtë model dhe këtë lloj strukture që ne po shohim. Ky është një investim pa hile dhe sot, pranë këtyre ambjenteve dinjitoze është dita për të thënë që ja ku jemi, ja ku e kemi të prekshme punën që është bërë në QSUT”, ka thënë Rama gjatë inagurimit.
Kjo video e publikuar sot nga Nisma “Thurje” tregon gjendjen e këtij reparti “shembullor”, ku të sëmurët detyrohen të marrin serum në korridor në kushte të papranueshme.
“Rreth një vit më parë na u tha se reparti i neurologjisë do të ishte model për shërbimet karshi pacientëve. Sot një qytetar ka filmuar se si në këtë repart pacientët marrin serum në korridor. Realiteti dhe propaganda e bejne kontrastin vete”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga Nisma “Thurje”.
VIDEO:
/l.k./