VIDEO/ Ja si transportohen të sëmurët në spitalin Nënë Tereza
Pamjet që do shihni në videon e mëposhtme tregojnë një realitet që vështirë se mund të shihet në ndonjë vend tjetër, përveç Shqipërisë. Historia është e tillë. Një e sëmurë transportohet për nga një spital në tjetrin, brenda QSUT-së, me anë të një krevati me rrota. Stafi që e kryen transportin nuk është ai i spitalit, por të afërmit.
Skandali është zbuluar nga emisioni investigativ “Ça thu”. Të afërmit e të sëmurës thonë se ka njoftuar ambulancën, por i kanë thënë se nuk ka. Për këtë arsye tranportin e kryejnë dy pjesëtarë të familjes së pacientes. Emisioni “Ça thu” e ka ironizuar këtë situatë duke i vendosur kronikës emrin “Mjekësi falas”. /lapsi.al