Vëzhgimi mbi 550 Qendrat Shëndetësore: Vetëm 57% e klinikave kanë paisjet e duhura, 54% kanë ilaçet e sakta
Ambasadori amerikan Donald Lu ka bërë publike të dhënat e një vëzhgimi të kryer në 550 Qenrda Shëndetësore në vend, në një projekt i mbështetur nga USAID.
Të dhënat e vëzhgimit pasqyrojnë një gjendje me të vërtetë alarmuese të sektorit të Shëndetësisë.
Vetëm 57 % e klinikave kanë paisjet e duhura. Vetëm 54 % e qëndrave shëndetësore kanë ilaçet e sakta. Dhe vetëm 32 % të rasteve të dhunës brenda familjes ishin dokumentuar në mënyrë të saktë.
Një tjetër problem është përshtatshmëria për personat me aftësi të kufizar, ku vetëm 5 % e klinikave kanë kushtet për tu arritur nga këta persona.
Ky vëzhgim është realizuar me mbështetjen e ministrit Ilir Beqaj. I cili, dy vite pasi ka premtuar rilindjen e sektorit, i përdori kto të dhëna për të argumentuar vendimin e dhënies me koncension të shërbimit check up dhe paisjeve mjekësore.