Vetmia dëmton njësoj sa varësia nga alkooli dhe duhani
Vetmia mund të jetë problemi më i madh i shëndetit publik në të ardhmen, në këtë përfundim kanë arritur studiuesit. Të jetosh vetëm është një ndër faktorët që ndikom më shumë në vetvrasje.
Një studim i psikologëve të Birgham Young University, në Utah, nxori përfundimin se vetmia të dëmton njësoj si alkooli, duhani dhe obeziteti. Sipas tij izolimi social dhe ndjenja e vetmisë rrit me 30% shanset për vdekjen.
“Efekti i vetmisë është i krahasueshëm me atë të obezitetit, gjë që shëndeti publik po e trajton me seriozitet”, deklaroi autorja e studimit, Julianne Holt Lunstad.
Psikologia ka nënvizuar se, është e nevojshme që marrëdhëniet sociale të çdo individi të merren më seriozisht në konsideratë nga ekspertët dhe mjekët. Studiuesit kanë analizuar të dhënat nga 70 teste të kryera në periudhën 1980-2014, me një total prej më shumë se 3 milionë pjesëmarrës. Nga këto të dhëna kanë arritur në përfundimin se vetmia dhe izolimi social janë të dëmshëm po aq sa obeziteti, apo konsumimi i 15 cigareve në ditë.