Vetëm 13% e çifteve shqiptare përdorin kontraceptivë
Ndonëse jemi në vitin 2015, vetëm 13% e çifteve shqiptare përdorin kontraceptivë. Sipas statistikave, 40% e shtatëzënive rezultojnë të padëshiruara dhe pothuajse gjysma e tyre, shkojnë drejt abortit, duke rrezikuar shëndetin e gruas dhe aftësinë e saj riprodhuese në një kohë të dytë.
Ndonëse në qendrat shëndetësore dhe konsultoret e grave kontraceptivët ofrohen falas, shifrat e ulëta të përdorimit të kontraceptivëve tregojnë që njerëzit nuk përdorin metoda mbrojteje gjatë marrëdhënieve seksuale.
Shpesh është mungesa e informacionit për kontracepitvët nëse i largohemi sado pak zonave urbane drejt atyre rurale. Mungesa e njohurive për kontracepsionin shpesh shërben si barrierë për përdorimin e kontraceptivëve.
Në Shqipëri vetëm 13 % e çifteve përdoirn kontraceptivë. Edhe pse gratë janë më të informuara në lidhje me përdorimin e tyre, sërish sipas statistikave 40 % e shtatëzënive rezultojnë të padëshiruara. Përveç një planifikimi të mirë për numrin e fëmijëve që dëshirojnë të kenë, kontraceptivët parandalojnë abortet por mbrojnë partnerët nga transmetimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Burimi: Top Channel