Të rinjtë i urojnë ministrit Beqaj “suksese në jetë” me vezë dhe domate (Video)
Ministri Ilir Beqaj është qëlluar me vezë dhe domate nga një grup të rinjsh mëngjesin e sotëm përpara Ministrisë së Shëndetësisë.
Protestuesit e pritën ministrin me thirrjen “hajdut” dhe me një pankartë ku shkruhej “Beqaj nuk kalon, suksese në jetë”.
Fraza e përdorur nga të rinjtë tregon se ky ishte një akt proteste ndaj audiopërgjimit të publikuar nga emisioni Stop, ku ministri Beqaj akuzohet se ka pushuar nga puna një vartës të tij, vetëm sepse ai ka munguar në mbledhjen e partisë socialiste.
Video:
/l.k./