Spitaleve greke u mbarojnë ilaçet dhe furnizimet për pak ditë
Spitalet greke rrezikojnë të mos kenë mundësi të furnizohen me medikamente, ushqim për pacientët, madje edhe me gjërat më bazike sanitare, shkruan sot Kathimerini.
Sipas kësaj medieje, spitalet mund të kenë furnizim edhe për maksimumi 20-30 ditët e ardhshme.
Për shkak të vendosjes së kontrollit të kapitaleve, spitalet e kanë të vështirë të blejnë medikamente, por së fundmi edhe ushqime si dhe detergjentë.
Ilias Sioras, kreu i sindikatës në spitalin Evangelismos në Athinë citohet të ketë thënë se “ilaçe ka deri në fund të këtij muaji, kurse ushqime që nuk mund të magazinohen gjatë si qumështi, vezët apo mishi, ka deri javën e ardhshme”.
/k.p./