Sot Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Tirana vrapon në maratonën “Run4Autism”
2 Prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin. Qellimi i kësaj ditë është kthimi i vëmendjes së shoqërisë ndaj nevojës për trajtim që kanë personat e prekur nga autizmi.
Në këtë ditë në të gjithë botën zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese në mbështjetje të personave të prekur nga çrregullimet e spektrit autik.
“Run4Autizm” në Tiranë
Shumë qytetarë janë bërë pjesë e maratonës “Run4autism” që u zhvillua në Tiranë. Maratona e organizuar për të tretin vit rresht ka për qellim ndërgjegjësimin dhe ngritjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve autikë.
Tema e përzgjedhur për këtë vit është “Respekt, Pranim, Përfshirje”. Diskriminimi është një nga barrierat më të mëdha me të cilat përballen personat me çrregullime të spektrit autik. Stereotipet, paragjykimet dhe stigmatizimi e vështirëson pjesëmarrjen e personave autikë në shoqëri.
- Kryebashkiaku Veliaj i Bashkohet maratones “Run4Autism”
Çfarë është autizmi?
Autizmi është një çregullim neurobiologjik që karakterizohet nga vështirësitë në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash. Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës tre vjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga individi në individ.
Simptomat e autizmit
Simptomat Autizimi shfaqet me tri simptoma të ndara. Këto tre simptoma përfshinë, vështirësi në socializim, probleme komunikimi dhe një numër të kufizuar interesash kombinuar me sjellje përsësitëse.
Një nga simptomat e para të autizmit është shmangia e kontaktit me sy, ku fëmija i largohet çdo lloji kontakti me sy, si me fëmijët e tjerë po ashtu edhe me prindërit.
Shpeshherë kjo shpjegohet në mënyrë të gabuar se “fëmija ka turp”, ku në vend që t’i përgjigjet kontaktit me sy, shikon anash, apo në shumicën e rasteve lart mbi kokën e personit kontaktues. Përgjithësisht, fëmijët me çrregullime të spektrit autik, shfaqen me nivel të lartë të inteligjencës në fusha të caktuara.
/l.k./