Skandali në QSUT, Ekonomi: Vajza u abuzua nga miqtë e saj (FOTO)
Abuzimi seksual i 17 vjeçares nga dy shokët e saj teksa ajo ndodhet pa ndjenja në krevatin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ka ndodhur më 26 prill 2014.
Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, zbardh për Ora News detaje të videoskandalit duke tentuar të sqarojë disa herë se nuk kemi të bëjmë me një abuzim seksual nga shërbimi shëndetësor, por me një abuzim nga miqtë e së miturës.
“Kanë qenë vetë djemtë të cilët e kanë shoqëruar në spital vajzën që kanë abuzuar. Nuk ka të bëjë me molestien seksuale në shërbimin shëndetësor por ka nxjerrë në pah të tjera fenomene. Me vajzën abuzuan miqtë e saj. Është çështje morali e ulët e një miqësie. Mjeku ka qenë atje dhe infermierja pasi është bërë trajtimi është vendosur në dhomën e vëzhgimit bashkë me miqtë e saj, më pas vajza ka dalë nga spitali në orën 6 30 me firmën e saj”, shprehet zv.ministrja e Shëndetësisë.
Ekonomi sqaron gjithashtu se atë ditë personeli mjekësor është përballur me një fluks urgjencash, në çdo 7 minuta ka pasur një rast urgjence. Kanë qenë në punë disa mjekë dhe disa infermierë. Ajo pranon se zbulimi një skandali të tillë nxjerr në pah një sërë çështjes që kanë të bëjnë me reformën e shërbimit të urgjencës, vendosjen e kamerave por dhe largimin e shërbimeve funerale që ndodhen pranë qendrave spitalore.
Lexo më shumë në Gazeta Dita.