Shqipëri, së shpejti paketa me imazhe të pasojave të duhanpirjes
Shqipëria do t’i bashkohet vendeve të Evropës për tregtimin e paketave të cigareve me imazhe të pasojave të duhanpirjes.
Pas një marrëveshjeje me Organizatën Botërore të Shëndetit, duke filluar nga 1 janar 2018, paketat që do të tregtohen në vendin tonë nuk do të kenë më shkrime por imazhe të dëmeve që sjell duhanpirja. Kjo shihet si një masë për reduktimin e duhanpirësve dhe mosjoshjen e atyre që e nisin rishtazi duhanin, masë e cila ka dhënë rezultate në vende të tjera.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 30 imazhe, nga të cilat Shqipëria do të zgjedhë 10 prej tyre.
Kreu i Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda, ka thënë se do të përzgjidhen 10 imazhe nga 30 të sugjeruara nga OBSH, të cilat do t’i vihen shumë shpejt në dispozicion publikut, e në të njëjtën kohë edhe subjekteve që merren me tregtimin e duhanit. /m.g/
Burimi: Top Channel