Shifra alarmante: 3,3 milionë njerëz në vit, vdesin nga ndotja e ajrit
Lajmi i trishtë ka ardhur nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë në botën e shkencës së mjedisit me një botim në revistën “Nature”. Studimi në fjalë, shpjegon se të dhënat e reja tregojnë se ajri që thithim vret 3.3 milionë njerëz çdo vit në mbarë botën.
Kjo do të thotë se ky fenomen vret më shumë njerëz se sa virusi HIV dhe malaria të marra së bashku. 75% e të personave të vdekur, kanë humbur jetën për shkak të ajrit të ndotur, i cili u ka provokuar sulm në zemër.
Vendi që po vuan më shumë është Kina me 1.4 milionë vdekje në vit, pasuar nga India me 645.000 viktima dhe Pakistani 110.000 viktima.
Por shkencëtarët thonë se shkaqet ndryshojnë në varësi të vendeve. Kështu pra në qoftë se në Azi është bërë shkak i këtij fenomeni urbanizimi i shpejtë dhe ngritja e “qyteteve të mëdha”, në vendet si Shtetet e Bashkuara shkaku qëndron te praktikat e tyre bujqësore, amoniaku, i përdorur në plehra dhe mbeturinat e kafshëve, të kombinuara me produkte kimike të termocentraleve, si dhe ndotja e automjeteve, kanë krijuar një re ndotjeje në qytetet amerikane.
Megalopolet amerikane si dhe kineze kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë përpjekje në zbritjen e emetimit të karbonit deri në vitin 2030. Për këto premtim shumë ekspertë janë skeptikë.