Rreziqet e afërta të ngrohjes globale

Temperatura mesatare globale është shumë më e lartë se mesatarja e viteve të shkuara dhe po vazhdon të rritet me shifra alarmante, deklaron David Easterling, një nga autorët e raportit të fundit të qeverisë amerikane mbi klimën, që sjell një paralajmërim të tmerrshëm për të ardhmen tonë.
Mijëra njerëz mund të vdesin, ushqimi do të jetë më i pakët dhe ekonomia amerikane mund të humbasë qindra miliarda dollarë – ose, në rastin më të keq, më shumë se 10% të PBB-së së saj.
Raporti i publikuar të premten përbën vlerësimin e katërt kombëtar të klimës në SHBA dhe u punua së bashku me ndihmën e 1,000 njerëzve, duke përfshirë 300 shkencëtarët kryesorë, afërsisht gjysma e së cilëve vinë nga jashtë qeverisë dhe institucioneve shtetërore.
Raporti paralajmëron mbi ndikimin e mundshëm të ndryshimeve klimatike në SHBA dhe rajone të tjera të globit dhe shqyrton efektet që ndryshimet klimatike do të kenë për shëndetin, ekonominë dhe infrastrukturën. Këtu janë disa nga parashikimet kryesore:
- Prodhimi bujqësor do të pakësohet
Fermerët do të përballen me kohë jashtëzakonisht të vështira. Cilësia dhe sasia e kulturave do të bjerë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe përmbytjeve. Në pjesë të Midwest, fermat do të jenë në gjendje të prodhojnë vetëm rreth 75% të misrit që prodhojnë sot dhe pjesa jugore e rajonit mund të humbasë më shumë se 25% të të korrave të saj. - Lopët do të prodhojnë më pak qumësht
Stresi i nxehtësisë, i cili i kushtoi 1.2 miliard dollarë industrinë e qumështit në 2010, do të bëhet një çështje edhe më e madhe, duke shkaktuar që prodhimi mesatar i qumështit të bjerë nga 0.60% në 1.35% gjatë 12 viteve të ardhshme. - Gjallesat në det do të pakësohen
Nuk do të ketë aq midhje, karkaleca apo gaforre për shkak të acidifikimit të oqeaneve. Raporti parashikon një humbje prej 230 milionë dollarësh për atë industri deri në fund të shekullit.
Rezervat e peshkut në përgjithësi mund të bien – lulëzimi i algave që pakëson oksigjenin në ujë dhe mund të vrasë gjallesat e detit – do të bëhet më i zakonshëm. - Sëmundjet nga ushqimet dhe uji do të përhapen më shumë
Moti që është i keq për fermerët është i mirë për përhapjen e sëmundjeve të ushqimit dhe ujit, dhe më shumë njerëz do të ekspozohen ndaj tyre.
Toksinat detare dhe patogjenët do të kontaminojnë prodhimet e detit,duke shkaktuar mijëra sëmundje në vit. Përmbytjet dhe shirat që mund të shkaktojnë derdhjen e kanalizimeve mund të ndotin ujin e pijshëm, gjë që çon në më shumë probleme shëndetësore. - Do të ketë më shumë insekte
Moti që është i keq për të korrat është i mirë për insektet dhe parazitët.
Mushkonjat dhe buburrecat shtohen në temperatura të ngrohta dhe të lagështa. Kjo do të thotë se sëmundjet si ethet hemoragjike, malaria dhe Zika do të jenë më të përhapura. Rastet e Nilit Perëndimor priten të dyfishohen deri në 2050 për shkak të temperaturave në rritje. - Do të jetë e vështirë të marrim frymë
Astma dhe alergjitë gjithashtu do të shtohen për shkak të ndryshimeve klimatike. Sezoni i polenit do të intensifikohet dhe zgjerohet në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara për shkak të temperaturave të ngrohta.
Zonat urbane me përqëndrime më të larta të CO2 do të shohin më shumë bimë që shkaktojnë alergji, siç është rritja e shpejtë e zambakëve. - Shëndeti mendor do të përkeqësohet
Moti ekstrem mund të ketë pasoja serioze të shëndetit mendor dhe të çojë në çrregullime të stresit post-traumatik, ankthit dhe depresionit.
Ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme shoqërohet me sjellje agresive, vetëvrasje, dhunë dhe shtrime më të larta në spitale për njerëzit që kanë një sëmundje mendore, tregojnë studimet.
Temperaturat ekstreme mund të rrisin nivelin e stresit. Përkeqësimi i cilësisë së ajrit kufizon kohën kur njerëzit mund të ushtrojnë ose të shoqërohen jashtë; të dy aktivitetet janë lehtësues të stresit të madh. - Më shumë njerëz do të vdesin
Temperaturat e larta gjithashtu do të vrasin më shumë njerëz, thotë raporti. Vetëm raoni qendror amerikan, i cili parashikohet të ketë rritjen më të madhe në temperatura ekstreme, do të shohë 2,000 vdekje të parakohshme në vit deri në vitin 2090.
Njerëzit që jetojnë në Rhode Island mund të shohin një shtesë prej 1,500 rastesh spitalore të lidhura me ngrohjen deri në vitin 2095, dhe disa nga ato raste do të përfundojnë me vdekje, sipas raportit.Cilësia e dobët e ajrit gjithashtu mund të çojë në goditje më të mëdha dhe sulme në zemër. Ngrohja do të jetë një problem për personat e moshuar me kushte kronike, duke rritur shkallën e vdekjes nga 2.8% në 4% me çdo rritje të temperaturës prej rreth 1.8 gradë celsius. - Kushtet e punës do të përkeqësohen
Vetëm në juglindje të SHBA-ve do të humbasin 570 milionë orë pune deri në vitin 2090.
Në rastin më të keq për punëtorët e fermave, temperaturat e larta do të shkaktojnë deri në një humbje prej 2 miliardë orë pune, duke u barazuar me 160 miliard dollarë humbje. - Transporti dhe lëvizja e lirë do të vështirësohet
Infrastruktura është e ndjeshme ndaj rritjes së temperaturave dhe stinëve të lagështa.
Deri në vitin 2050, juglindja do të ketë urat më vulnerabël në rrezik dështimi dhe më shumë diga ndoshta do të dëmtohen me rritje të uraganeve dhe shiut. - Përmbytjet do të jenë më të shpeshta
Vërshimet e rrjedhës së lartë paraqesin rreziqe ditore për shtëpitë, bizneset dhe infrastrukturën.
Rritja e nivelit të detit dhe rritja e stuhive mund t’i kushtojë rajonit juglindor të SHBA deri në 60 miliardë dollarë dëme çdo vit deri në vitin 2050. - Zjarret do të bien më shpesh
Mund të digjen deri në gjashtë herë më shumë sipërfaqe pyjore në vit deri në vitin 2050 në pjesë të caktuara të SHBA. Zonat e djegura në jugperëndim të Kalifornisë mund të dyfishohen deri në vitin 2050.
Shpenzimet zjarrfikëse në jugperëndim vetëm mund të arrijnë në 13 miliardë dollarë nga viti 2006 deri në vitin 2099. - Historia do të humbasë
Rritja e nivelit të detit do të fshijë përfundimisht vlera historike e të trashëgimisë kulturore e natyrore.
Juglindja do të humbiste 13,000 vende arkeologjike të regjistruara historike dhe parahistorike për shkak të rritjes së parashikuar të nivelit të detit. - Do të ketë më shumë gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë
Në Floridën e Jugut, python Birmania do të pëlqejë temperaturat më të ngrohta dhe do të riprodhohet më shumë, duke dëmtuar e pakësuar popullsitë e gjitarëve. Brejtësit që mbartin sëmundje gjithashtu mund të riprodhohen më shpejt. / k.j
Burimi:CNN