Pullat fiskale shkaktojne kaos ne tregun farmaceutik
Pak ditë më parë kreu i Urdhërit të Fasrmacistit Arjan Jaupllari në një deklaratë për media bëri me dije se vendi rrezikon të mbesë pa ilaçe për shkak të pullës. Jaupllari kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për të zhbllokuar tregun e ilaçeve. Sipas një urdhëri të ministrit të Shëndetësisë, i firmosur në 12 gusht të këtij viti i kërkon Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave të mos regjistrojë asnjë medikament pa deklaratën e aplikuesit, që prodhuesi merr përsipër vendosjen e pullës në vendin e prodhimit.