Ndotja e ajrit shkakton vdekje të parakohshme
Ndotja e ajrit përbën sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit,”rrezikun më të madh shëndetësor të varur prej mjedisit në Evropë”. Ndotja e ajrit shkurton jetëgjatësinë, favorizon sëmundje të rënda si sëmundje të zemrës, të rrugëve të frymëmarrjes dhe kancerin.
Në një raport të ri të EEA, vlerësohet se 430,000 vdekje të parakohshme në vit në Evropë lidhen me ndotjen e ajrit.
“Ndotja e ajrit vazhdon të dëmtojë shëndetin e përgjithshëm të evropianëve dhe ul cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë. Kjo ka gjithashtu ndikim të konsiderueshëm për rritjen e kostove për kujdesin mjekësor dhe për shkak të mungesave në punë për arsye shëndetësore redukton edhe produktivitetin e të gjithë ekonomisë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i EEA-s Hans Bruyninckx.
Nga raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, del se shumica e banorëve të ekspozuar ndaj ndotësve të ajrit që nga Organizata Botërore e Shëndetit konsiderohen të rrezikshëm, banojnë në qytete. Ndër ndotësit më problematike që ndikojnë në shëndetin e njeriut janë pluhuri i imët, dioksidi i azotit (NO2) dhe ozoni troposferik (O3).
Burimi kryesor i sëmundjeve dhe i vdekjeve të parakohëshme në Evropë është pluhuri i imët, që hyn përmes hundës në gjak dhe në mushkri. Sipas ekspertëve, prej pluhurit të imët kanë gjetur vdekjen e parakohëshme rreth 432.000 persona në vitin 2012.
Ky lloj pluhuri shkaktohet prej motorëve me naftë dhe prej fërkimit të frenave, të gomave të makinave dhe të asfaltit. Po ashtu edhe prej termocentralëve me qymyr, sobave dhe prej qarkullimit të anijeve dhe të avionve.
Shumë të larta janë edhe vlerat e dioksidit të azotit (NO2) dhe ozonit në qytete. Ato shkaktojnë dhimbje koke, marrje fryme, marrje mendsh dhe impotencë. /m.g
Burimi: Deutsche Welle