Ministri Beqaj: “Po të zuri zemra në fundjavë, vdes në spital”
I ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” për të folur rreth problematikave të sistemit shëndetësor, vetë ministri Ilir Beqaj ka pranuar gjendjen e mjerueshme të spitaleve.
Ai pohoi se urgjenca kardiake dhe shumë shërbime të tjera nuk funksionojnë gjatë natës dhe fundjavave.
Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu e pyeti: “Nëse të zë zemra të dielën, vdes?”
Përgjigja e ministrit të Shëndetësisë ishte e papritur, por çuditërisht e sinqertë. Ai tha: “Po. Fatëkeqësisht kjo është gjendja për të paktën dhe një javë”.
Nuk dihet çfarë ka dashur ministri të thotë me këtë, nëse ishte thjesht një gafë e tij apo një apel për personat që vuajnë nga çregullimet kardiake, për t’i shtyrë shqetësimet dhe urgjencat shëndetësore për të paktën dhe një javë.
/l.k./