Një banor i qytetit të Londrës rezulton si pacienti i dytë i kuruar nga HIV nga terapitë mjekësore, falë një transplanti të palcës kurrizore dhe trajtimit me qeliza staminale.
Terapia e provuar dhe një herë tjetër vite më parë, rezultoi e suksesshme te një pacient gjerman, i cili 12 viteve pas transplantit rezulton ende si hiv-negativ. Kjo terapi e cilësuar deri tanimë si eksperimentale, mund të revolucionarizojë mjekësinë përsa i përket trajtimit të virusit HIV.
Pacienti nga Londra, rasti i dytë në botë i cili rezulton i suksesshëm në kurim, ka bindur doktorët se kjo terapi mund të konsiderohet si e mundshme. Përpjekjet e shkencës së mjekësisë vazhdojnë ende të jenë të fokusuara te krijimi i një kure me medikamente për HIV, por deri tashmë ende nuk ka një rezultat konkret./kj