Kampioni në kikboks Ismail Keta pëson paralizë në tru
Kampioni i trefishtë në kikboks Ismail Keta, është shtruar në një spital në Gjermani, pasi është goditur nga një paralizë në tru. Mjekët mendojnë se shkalla e goditjes nuk është shumë e lartë dhe Keta shpejt mund ti rikthehet ambjenteve sportive.
‘Falenderoj Zotin që e kisha me vete në këtë moment të vështirë, të cilin e kalova pa pasoja. Unë jam më mirë dhe po të jetë nevoja ngjitem sërish në ring edhe pse kam dhënë dorëheqjen. Shëndeti është i rëndësishëm, por kur je prind ai është edhe më i rëndësishëm”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Ismail Keta.