Indeksi i Performancës Mjedisore/ Shqipëria e 61-ta, probleme me biodiversitetin dhe ujin e pijshëm
Indeksi i Performancës Mjedisore ka publikuar renditjen e shteteve sipas performancës së tyre në dy çështjet prioritare që lidhen me mjedisin: mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e ekosistemeve.
Në studimin e publikuar nga Universiteti i Yale, Shqipëria renditet në vendin e 61 në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon.
Dy ndër treguesit ku vendi ynë ka më shumë probleme janë biodiversiteti dhe cilësia e ujit të pijshëm.
Shqipëria ka performancë të ulët sa i përket reformave të ndërmarra në mbrojtje të ekosistemeve duke u renditur në vendin e 147 në këtë aspekt.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e ujit që konsumohet nga shtetasit shqiptarë rrjedh nëpër tubacione të patrajuara ndërsa vetëm një sasi shumë e vogël uji është brenda standarteve.
PASQYRIM I DETAJUAR I TREGUESVE TE STUDIMIT EPI 2016
Tre vendet me performancën më të mirë nga 180 ekonomi të analizuara janë Findlanda, islanda dhe Suedia, ndërsa të fundit në listë janë Madagaskar, Eritrea dhe Somalia.
/l.k./