Hapet spitali i parë ditor për të sëmurët me kancer
Pranë QSUT është hapur spitali i parë ditor për pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale. Spitali ditor ndodhet brenda repartit të onkologjisë dhe do t’i shërbejë pacientëve që kryejnë seancat e kimioterapisë.
“Day Hospital” do të përmirësojë shërbimin për rreth 50 pacientë dhe do të garantojë përgatitjen e medikamenteve pranë aparaturave të specializuara dhe jo më në mënyrë manuale siç kryej disa vite më pare.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky investim është pjesë e projektit “Jo Kancer”, i financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit Italo-Shqitar për Zhvillim,
Krahas shtimit të kapaciteteve pritëse, mjekët onkolog pohojnë se janë futur edhe teknika të reja të marrjes së kimioterapisë.
/m.g/