Dita Ndërkombëtare e AIDS-it, Shqipëria ka 870 të prekur me HIV/AIDS
Sot është Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV. Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik. Vitin e kaluar 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in. Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.
Vetëm gjatë një viti në Shqipëri janë diagnositkuar me virusin HIV 87 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 870. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik në total ka 40 fëmijë, të prekur nga ky virus.
Hiv Aids mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në të gjithë botën për shkak se kurimi mbetet ende një një mision i pamundur.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se bota është e gatshme për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS vetëm në vitin 2030 – falë progresit që mund të bëjë mjekësia në trajimin e plotë të tij nëpërmjet terapisë antiretrovirale.
Në vendin tonë vdekshmëria e të prekurve me HIV mbetet shqetësuese. Në 22 vite që nga shfaqja e rastit të parë në Shqipëri kanë gjetur vdekjen 161 persona nga ky infeksion, dhe 9 persona vetëm vitin e fundit dhe numrin më të madh të viktimave e zënë meshkujt.
Nëse një dekadë më parë rastet më të shuma me HIV ishin të importuara nga jashtë, vitet e fundi sipas ekspertëve të shëndetit ky raport është përmbysur dhe HIV qarkullon në vendin tonë.
Marëdhëniet seksuale predominojnë si rrugë transmetimi të virusit HIV ku marëdhëniet heteroseksuale përbëjnë 82.3% të rasteve nga ato homoseksuale që përbëjnë 11.6% të rasteve./A.A.