Denoncimi: Supermarketi shet ushqime të skaduara duke ndyrshuar datën e skadencës
Një qytetare ka denoncuar një supermarket në Tiranë i cili mbulon datat e skadencës duke vendosur një ngjitëse me një tjetër datë mbi atë origjinale. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duket qartë ndryshimi që i bëhet datës kur produkti duhet konsumuar.
Mesazhi i denoncueses: “Dje bëra pazar tek Conad, dhe gabimi im nuk i kushtova rëndësi nga nxitimi datës së skadencës në etiketë ( sepse përveç se paguajmë më shtrenjtë por duhet edhe të picërrojmë sytë për çdo produkt që blejmë, se jo rralle herë na shiten të skaduara). Kur vij në shtëpi shoh që data e skadencës në etiketën shqip ishte 18. 08, kjo ishte ngjitur mbi atë origjinale të konfeksionit, ku data ishte 17. 08. Dhe dje, siç mund ta shohësh edhe nga fatura, data ishte 17. 08. Pra ushqimet e skaduara na shiten duke u ndryshuar datën e skadencës me të njëjtin çmim, në supermarketet më të shtrenjta në Tiranë! Dhe të mendosh që mund t’ia kisha gatuar fëmijës tim! Flm!”
/l.k./