“Ciftet e reja priren drejt karrieres, 20% infertile”
Të rinjtë në Shqipëri e kanë shryrë martesën në plan të dy. Fillimisht kujdesen për karrierën duke e shtyrë martesën për arsye të ndryshme. Kjo ka bërë që edhe sjellja në jetë e një fëmije të shtyhet në kohë duke rritur mundësinë e fertilitetit. Shefi i shërbimit të obstetriko-gjinekologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni”, Orion Gliozheni, nën një intervistë dhënë për gazetën “Panorama” rendit disa shkaqe për fertilitetin, por faktori moshë mbetet primar.