Çfarë është ”Gender dysphoria’’?
Gjëndja e të ndjerit parehat me gjininë, ndryshe e njohur si ‘’gender dysphoria’’, është një term i cili përdoret për të përshkruar parehatinë apo ankthin emocional që një person mund të ndjejë kur identiteti gjinor ndryshon nga seksi i lindur. Kjo ndjesi kryesisht shfaqet tek personat trangjinorë, por duhet theksuar që jo të gjithë pjestarët e këtij grupi mund ta ndjejnë pasi shkalla dhe nivelet e ‘’gender dysphoria’’ ndryshojnë.
Kjo nuk është një sëmundje mendore vetvetiu, sesa një term që përdoret për të përcaktuar pakënaqësinë emocionale që shoqëron mos përputhjen e identitetit gjinor dhe seksit të përcaktuar nga lindja. Identiteti gjinor është një ndjesi e thellë e të ndjerit mashkull ose femër, ndryshe nga seksi i caktuar biologjikisht në lindje, prandaj ky ndryshim sjell parehati.
Ky emocion mund të shfaqet në shumë mënyra duke përfshirë ankthin, depresionin, ose dëshirën e forte për të njëtrajtësuar karekteristikat fizike me identitetin gjinor. Shumë persona gjejnë rehati nepërmjet veprimeve apo proceseve që përmirësojnë gjëndjen e tyre emocionale, përshembull ndryshimi i emrit, shprehjes së gjinisë nepërmjet karakterit, ndryshimi i garderobës etj…
Një nivel tjetër i shfaqjes së këtij termi është edhe në ndërhyrje mjeksore me terapi hormonale apo operacione, me qëllim të për sjellë dukjen fizike në të njejtin identitet gjinor me atë të ndjerë.
Familjarët, miqtë apo kolegët kanë një rol shumë të rëndësishëm për të krijuar një ambient mbështetës për personat që ndjejnë ‘’gender dysorphia’’. Mund të merren hapa konkret në referimin dejt shërbimeve të kujdesit mendor, kujdesi për ushqyerjen, dhe të paturit një ritëm të shëndetshëm jete. Për ju aleatët: mos u mundoni ti bindni personat pranë jush që ju pohojnë parehati në këtë aspekt, sepse pavarësisht të gjithash ato janë të bindur kështu. Dhe ky mohimi së vërtetës nga familjaët, miqtë apo kolget vetëm mund të shkaktojë dëm.
Përkufizimet dhe terminologjia e përdorur për personat transgjinorë, kanë evoluar duke theksuar një qasje më pozitive që fokusohet në mbështetje sesa në shprehjen e nevojës për të ndryshuar seksin e lindur si një sëmundje mendore.
Eshtë e rëndësishme të kuptohet që kjo është një ndjesi/emocion dhe jo një sëmundje mendore. Të përdoret më shumë kujdes në diskutimet rreth “gender dysphoria”, duke shmangur paragjykimin apo përgjithësimin e përvojave transgender. Theksohet se qasja duhet të përqendrohet në kuptimin, empatinë dhe krijimin e mjedisve që mbështesin identitetet e ndryshme brenda komunitetit shumë-ngjyrësh transgjinor.
Mos harroni të vlerësoni gjërat e vogla pozitive!