Pas njoftimit nga kompania Pfizer mbi ngadalësimin e shpërndarjes së vaksinave, një tjetër mosmarrëveshje ka lindur midis kompanisë AstraZeneca dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian, Kompania njoftoi javën e kaluar probleme me linjat e saj të prodhimit, duke lajmëruar mbi pakësimin e dozave që do u dërgohen shteteve anëtare të BE.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Shëndetësinë Stella Kyriakides ka paralajmëruar se Unioni do të ashpërsojë rregullat për eksportet e vaksinave të koronavirusi, të cilat janë të prodhuara në bllokun evropian.
Ulja e furnizimit po ndikon në programet e vaksinimit të shteteve anëtare, të cilat javët e fundit janë përballur me kritika të shumta mbi shpërndarjen dhe qasjen e ngadaltë, ndryshe nga vende të tjera si Shtetet e Bashkuara apo Britania e Madhe.
Ashpërsimi i rregullave të eksportimit mund të ndikojë dhe në furnizimin me vaksina të Britanisë së Madhe, pasi fabrikat e kompanisë Pfizer dhe BionTech ndodhen në Belgjikë, shtet anëtar i BE-së.
27 vendet e Bashkimit Evropian, “do të marrin çfarëdo veprimi që kërkohet për të mbrojtur qytetarët e vet”.
Komisionarja e Shëndetësisë ka paralajmëruar se “në të ardhmen, të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina kundër COVID-19 në BE, do të duhet të bëjnë njoftime më të hershme rreth asaj se kur duan t’i eksportojnë vaksinat në shtetet e treta”.
Burimi: Evropa e Lire