Analiza e AKM: Nivelet e ndotjes në tre liqenet kryesore të Tiranës
Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezanton rezultatet e monitorimit të cilësisë së ujërave në tre liqenet kryesore të Tiranës.
Pas kampionimit dhe analizimit të ujërave, liqeni më i ndotur rezulton të jetë ai i Kasharit, me një nivel nën mesatare të shkaktuar nga shkarkimet urbane të banesave përreth.
Pas tij vjen Liqeni Artificial i Tiranës me një nivel mesatar të ndotjes, të shkaktuar kryesisht nga fosfori.
Liqeni me nivel më të ulët të ndotjes është ai i Farkës, i cili klasifikohet si pastër, kjo edhe për shkak të sasisë së vogël të ndërtimeve dhe urbanizimit të zonës përreth.
REZULTATET E PLOTA TE MONITORIMIT TE AGJENCISE KOMBETARE TE MJEDISIT
1.Rezultatet në Liqenin Artificial të Tiranës
Referuar vlerave te nevojes kimike per oksigjen (NKO|), Liqeni Artificial i Tiranes paraqet nje gjendje eutrofike ku duket qarte impakti i shkarkimeve urbane ne liqen. I njejti arsyetim vlen edhe per nevojen biokimike per oksigjen (NBO) ku rezultati i marre referuar Direktives Kuader te Ujit e klasifikon ne gjendje eutrofike. Permbajtja e azotit rezulton e ulet (< 1 mg/l). Vlerat e permbajtjes se nitrateve variojne nga 0.02 – 0.15 mg/l duke i klasifikuar ujërat e liqeneve te cilesise oligotrofike. Permbajtja e fosforit eshte faktori kryesor qe percakton shkallen e eutrofikimit ne ujerat e liqenit.
Vlerat e monitorimit paraprak te kryer nuk e tejkalojne vleren kufi te ujerave oligotrofike 10 μg/l. Permbajtja e ketij parametri variojne nga perqendrimi < 0.005 mg/l – 0.045 mg/l. Referuar ketij parametri ujerat klasifikohen si oligotrofike.
Pra si klasifikim ujerat e liqenit artificial paraqesin gjendje mezotrofike (mesatare).
2.Ndotja në Liqenin e Farkës
Liqeni i Farkes paraqet vleren me te ulet qe tregon qarte impakt shume te ulet ndotjeje ne ujerat e ketij liqeni. I njejti arsyetim vlen edhe per nevojen biokimike per oksigjen ku vlere me te ulet paraqet Liqeni i Farkes. Permbajtja e azotit rezulton e ulet (< 1 mg/l).
Pra si klasifikim ujerat e liqenit te Farkes paraqesin gjendje oligotrofike (e pastër).
- Liqeni i Kasharit
Ujerat e ketij liqeni paraqiten me te ndotura pasi vlerat e Nevojes Kimike per Oksigjen dhe Nevojes Biokimike per Oksigjen paraqiten te larta deshmi e qarte e shkarkimeve urbane ne kete liqen nga banesat perreth.
Ujerat e Liqenit klasifikohen ne gjendjen eutrofike (nën mesatare).
/l.k/