Stigma mbi virusin HIV është ende e lartë në shoqërinë shqiptare. Për shkak të stigmës, shumë prersona e kanë ende të vështirë të testohen dhe ndonjëherë mund edhe të refuzojnë marrjen e medikamenteve.
Kësaj problematike, u janë shtuar sfida të reja të shkaktuara nga situata e pandemisë.
Në muajt e parë të pandemisë së covid-19 gjatë vitit 2020, u raportuan vështirësi në aksesin e personave hiv-positivë në shëndetësi dhe në marrjen e trajtimit mjekësor.
A kanë ndryshuar gjërat pas një viti? Si e shohin personat hiv-positivë situatën dhe cilat janë vështirësitë me të cilat ato apo familjarë, miq dhe të afërm të tyre po përballen?
A ka mjaftueshëm kapacitete shëndetësore aktualisht për të ofruar trajtim të barabartë mjekësor për këto persona, njëjtë si për pjesën tjetër të popullatës?
Historia Ime është duke kërkuar përjetimet dhe eksperiencat tuaja, të cilat mbeten anonime. Personat e interesuar për të folur më shumë mbi situatën, mund të na kontaktojnë përmes këtij pyetësori, ose dhe në kanalet tona të komunikimit.