15 shkaktarë të ankthit në jetën e përditshme
Nëse vuani nga ankthi, mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm. Çrregullimet e ankthit prekin 40 milionë amerikanë të rritur, sipas Lidhjes Amerikane të Ankthit dhe Depresionit. Doktorët përgjithësisht i diagnostifikojnë pacientët me Çrregullime të Ankthit kur kanë simptoma si shqetësimi i vazhdueshëm, pagjumësia apo vështirësia në përqendrim, për më shumë se gjashtë muaj rresht.
Por cfarë i nxit këto ndjesi të panikut dhe shqetësimit? Faqja e mirënjohur Huffington Post ka bërë një “studim” me komunitetin e saj në profilin e Facebook, dhe disa nga përgjigjet më të zakonshme ishin:
- Paratë!
Nëse po përpiqeni të kurseni për një dasmë, një shtëpi apo po paguani borxhe që ju duken të papërballueshme, kjo mund t’ju bëjë shumë të stresuar dhe në ankth.
- Fëmijët në shkollë
Nëse keni fëmijë që kanë vështirësi në shkollë dhe sado që përpiqeni t’i ndihmoni duket se nuk do t’ia dilni kurrë të bëni gjithçka vetë pa ndihmën e tyre, po përjetoni ankth të jashtëzakonshëm. Shpesh prindërit shqetësohen shumë për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë, e më tepër të atyre që paraqiten problematikë.
- Kur shumë persona ju flasin njëkohësisht
Mos u habisni nëse ju kap ankthi kur shumë persona ju flasin njëkohësisht. Me dëshirën për të qenë sa më i sjellshëm me të gjithë, mund të kërkoni maksimumin nga vetja kur të tjerët presin prej jush. Dikush shkruan: “Ndiej rrahjet e shpeshta të zemrës edhe në damarët e qafës kur shumë persona më flasin njëkohësisht”.
- Largësia nga shtëpia
Ankthi mund të jetë një ndjesi e pashmangshme kur jeni larg shtëpisë dhe nuk keni kontakt të vazhdueshëm me familjarët tuaj. Përtej mallit të kuptueshëm, nëse jeni shumë të lidhur me zhvillimet më të fundit nga shtëpia, mos e nënvlerësoni ankthin që mund të gjenerojë prej largësisë.
- Gjërat e reja
Jo çdo njeri preferon gjërat e reja. Shumë persona kërkojnë rehatinë me gjërat e tyre ekzistuese. Ndaj për ta, të provuarit e aktiviteteve të reja dhe të panjohura, apo të shkuarit diku vetëm, është një burim ankthi.
- E ardhmja
Mos u çudisni nëse e ardhmja është stresi i një grupi të madh njerëzish. Për nga natyra, njeriu kërkon siguri, e cila lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen. Pamundësia për të parashikuar të ardhmen, ideja se cfarë surprizash do të presin, i bën njerëzit që janë të pasigurt për të ardhmen.
- Turmat
Ankthi mund të burojë në përditshmëri edhe nga grumbujt e mëdhenj të njerëzve. Për shumë persona është e pashmangshme që t’i kapë ankthi kur rrethohen nga të tjerë, të cilët mund t’i paragjykojnë, të mos i pranojnë ose edhe refuzojnë.
- Paragjykimet
Të qënit i rrethuar nga persona që të sulmojnë apo qoftë edhe verbalisht mund të kthehet në një makth për shumicën e njerëzve. Tregohuni të kujdesshëm që të mos e lejoni këtë të ndodhë.
- Puna
Si mungesa e përgjegjësisë ashtu edhe përgjegjësia e madhe mund të kthehen në një shkak për ankthin e përditshëm në mjedisin e punës. Jo çdo njeri është i sigurt në mjedisin e punës, ndaj merruni sa më shumë me trajnime ekstra, pasi mund të rezultojë në stres të padëshiruar.
- Vetmia
Frika nga vetmia mund të jetë një nga llojet më të përhapura të ankthit, pasi tiktaku i orës biologjike, sidomos te femrat, mund të shkaktojë një ndjesi të padëshirueshme. Ankthi është më i vogël te personat çift.
- Vdekja
Kur keni humbur njerës të dashur në jetë, mendimi se jeta do të vijë drejt një fundi edhe per ju, mund të bëjë shumë njerëz të kenë ankth për kohën kur nuk do të jenë më mbi tokë.
- Nxehtësia
Shumë persona e lidhin ankthin me nxehtësinë dhe kjo nuk është diçka e pazakontë. Megjithatë kjo vjen edhe si pasojë e ndryshimeve fiziologjike, sidomos tek personat klaustrofobik, të cilat nga një person te tjetri janë të ndryshme.
- Mendimi për ankthin sjell ankth
Disi e pabesueshme por e vërtetë, sapo mendoni për ankthin mund t’ju mbërthejë ndjesia se diçka nuk po shkon siç duhet. Përpiquni të mendoni sa më pak për ankthin dhe mënyrën se si gjërat mund të shkojnë keq.
- Njohja me njerëzit e rinj
Sa herë dikush njeh persona të rinj mund të hyjë në ankth sepse nuk e di se çfarë reagimi dhe mendimi mund të krijojnë të tjerët për të. Nëse krijoni besim te vetja nuk do ta keni aspak problem të njiheni me çdo lloj personi dhe të ndiheni rehat.
- Plakja
Ndjesia se trupi po e humbet bukurinë dhe fuqinë e zakonshme, mund t’i sjellë shumë njerëzve ide të errëta dhe t’i përfshijë në një ndjesi të paperceptueshme për të tjerët që nuk po kalojnë të njëjtën gjë. Një zakon i përhapur te shumë prej nesh, dëshira për të mbetur gjithnjë të rinj, është padyshim një ankth. /Huffington Post