Serbia shokohet nga vrasja e një transgjinore 18-vjeçare

Disa organizata joqeveritare në Serbi kërkuan dënim të rreptë për vrasjen e një vajze në Beograd.
Dyshohet se trupi që policia gjeti më 6 korrik në një banesë në qendër të Beogradit është i tetëmbëdhjetë vjeçares transgjinore N.M. e cila u zhduk më 17 qershor.
Policia njoftoi se ka arrestuar O. D. në banesën e të cilit në Beograd janë gjetur pjesë të trupit të viktimës.
Në njoftimin e policisë thuhet se identiteti i viktimës do të përcaktohet pas analizës së ADN-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Në një deklaratë, organizatat joqeveritare theksojnë se edhe pse ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivin e vrasjes dhe as identitetin e personit, dhuna ndaj personave trans është në rritje.
“Gratë trans janë një nga grupet më të kërcënuara dhe më të margjinalizuara në shoqërinë tonë dhe janë pikërisht gratë trans ato që shpesh janë viktima të krimeve më të egra dhe brutale në botë”, thuhet në njoftim.
BelgradePride u bëri thirrje mediave që t’i përmbahen standardeve profesionale dhe etike kur raportojnë për këtë rast.
Mbrëmjen e 6 korrikut, disa dhjetëra qytetarë ndezën qirinj në sheshin e Republikës në Beograd, pas lajmit se ishte gjetur trupi që dyshohet se ishte i një vajze të zhdukur.
Aktivistë të shumë të të drejtave të Njerit në Serbi janë shprehur të shokuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të hedhin dritë të plotë mbi ngjarjen./ HistoriaIme