Arrestohet një tjetër efektiv i Policisë në Shkodër, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht studenten brenda Fakultetit Juridik

Një ditë pas videoskandalit të punonjësit të policisë në Gruemirë, një tjetër skandal ka prekur efektivët e Policisë së Shkodrës.
Sipas policisë, ndryshe nga sa pretendojnë disa studentë, efektivi i FNSH-së në momentin që ka ngacmuar një vajzë, ka qenë në rrugë dhe jo brenda fakultetit. Policia mohon që të ketë pasur kërcënime ndaj vajzës duke sqaruar se efektivi e ka pëlqyer atë dhe e ka ndaluar.
Sipas policisë, efektivi i FNSH ka të drejtë që ta mbajë armën e punës edhe kur është civil./k.j