Për gati një periudhë tre mujore, Historia Ime ka monitoruar dy emisione që transmetohen në televizionet kombëtare Top Channel dhe Klan TV, përkatësisht emisionet: Open dhe Opinion.
Një prej emisioneve drejtohet nga një moderatore femër dhe emisioni tjetër drejtohet nga një moderator mashkull.
Qëllimi i këtij monitorimi është evidentimi i gjuhës së urrejtjes, asaj diskriminuese dhe seksiste, dhe kur ndalim te gjuha seksiste, vlen për tu theksuar rritja e rasteve të seksizmit në median vizive dhe atë online gjatë periudhës së fushatës elektorale, e cila u shënua me raste flagrante targetimi të grave kandidate me qëllim përfitimin politik.
Pjesë e monitorimit janë dhe mediat online: Syri.net dhe Shqiptarja.com, të cilat do të vijojnë të monitorohen dhe gjatë muajit qershor.
Një nga gjetjet paraprake më shqetësuese deri tani është se në emisionet e rëndësishme të debatit dhe aktualitetit, të cilat kanë një shikueshmëri tepër të lartë, gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk janë trajtuar tema me në fokus gratë apo grupet e margjinalizuara, pavarësisht se këto komunitete kanë qenë pjesë e zhvillimeve të aktulitetit.
Temat mbi gratë janë reduktuar në prezantim të kandidateve politike.
Ka pasur dhjetëra raste shkeljesh së të drejtave të grave, raste targetimi seksist, raste abuzimi dhe dhune seksuale, që nuk janë mbuluar në asnjë prej temave të emisioneve në fjalë, ndërkohë që komunitetetet e tjera të margjinalizuara, janë injoruar tërësisht gjatë gjithe kësaj periudhe të ngarkuar me debat politik dhe premtime elektorale.
Në emisionin “Open” nga Eni Vasili, pjesa e më e madhe e të ftuarëve ishin meshkuj duke zënë një përqindje më të lartë në panelin e të ftuarëve.
Të ftuarat femra ishin të pakta ose aspak për gjatë gjithë ditëve të transmetimit të emsionit.
Rreth 75% e të ftuarëve kanë qenë meshkuj.
Duke lënë kështu hapësirën për një përqindje të vogël të të ftuarave femra, rreth 25% përgjatë gjithë sezonit të transmetimit të emisionit.
Një element tjetër i rëndësishëm është gjithashtu edhe fakti se përgjithësisht në pjesën më te madhe të kohës gjatë transmetimit të emisioni të ftuarëve meshkuj iu jepej fjala të parëve në raport me femrat.
Përgjithësisht temat e trajtuara kanë përmbajtje politike, kjo vihet re më tepër tek emisioni Open, ku janë të shumta debatet mbi këto çështje.
Problemet e grave dhe grupeve të margjibalizuara në lidhje me zgjedhjet, trajtohen përciptazi. Njëkohësisht në rastet e përbaljeve verbale apo përdorimit të gjuhës jo-etike, nuk ka pasur moderim të debatit.
Një tjetër gjetje shqetësuese është se grupet e margjinalizuara, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, komunitetet LGBT, rom, egjiptian etj, lihen në harresë duke mos iu kushtuar rëndësi problemeve me të cilat ato hasen.
Kjo përbën problem, jo vetëm për to, por edhe për mënyrën e funksionimt të shoqërisë sot në vendin tonë.
Në një përmbledhje të emrave më të shpeshtë të analiztëve, rezulton se Julian Hodaj (zëvendës ministër i brendshëm), Mentor Kikia (gazetar, analist), Jul Kasapi (gazetar A2 Cnn), Frrok Cupi (publicist), dhe Spartak Ngjela (avokat) janë disa nga emrat e të ftuarve më shpeshtë në emisionin Open, drejtuar nga Eni Vasili.