RAPORTI/ Situata e të Drejtave LGBTQ+ në Shqipëri, jo në përmirësim!
ILGAEurope ka publikuar të enjten raportin vjetor sa i përket të drejtave të komunitetit LGBTQ+.
Ndërsa diskursi publik po bëhet më i polarizuar dhe i dhunshëm, veçanërisht kundër njerëzve trans, vendosmëria politike për të avancuar të drejtat LGBTI po jep rezultate.
Shqipëria mbetet ende në mesin e vendeve të cilat nuk kanë bërë përparim në fushën e zbatimit të të drejtave LGBTQ+.
Disa gjetje të raportit:
Mediat dhe gazetarët kanë qenë gjithnjë e më shumë pozitive ndaj komunitetit LGBTI. Edhe pse komuniteti ishte nën sulm të vazhdueshëm nga grupe fetare, media dhe figura publike, disa mediat dhanë hapësirë për debat dhe pyetje ndaj personave LGBTI.
Në korrik, kandidati për Avokatin e Popullit Altin Goxhaj tha: “Nëse po të isha unë, LGBT-të nuk do të shkelnin në shkollat në Shqipëri deri në moshën 18. Kjo është axhenda e Soros. Ata duan të na zëvendësojnë në 20 vjet”.
Në nëntor, Bislim Ahmetaj, Sekretari për Të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, i quajti personat LGBTIQ “Propaganda Soros”, dhe tha se partia e tij do të mbronte gjithmonë vlerat tradicionale familjare.
Pastori ungjillor dhe lider i Koalicionit për Familjen Akil Pano organizoi një protestë jashtë një kinemaje në Tiranë, e cila duhej të anulonte shfaqjen e filmit ‘Botë e çuditshme’. Edhe Koalicioni nisi një fushatë posterash kundër filmit.
Në dhjetor, Fatmir Merkoçi, një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe kandidate e partisë në primare për Bashkinë e Tiranës, tha se nëse ai zgjidhet, ai nuk do të mbështeste personat LGBT dhe nuk do të lejonte flamurin LGBTQ+ në ndërtesat qeveritare.
UNDP dhe Aleanca organizuan trajnime për 25 biznese për t’i inkurajuar ata të zbatojnë Standardet e OKB-së të Sjelljes për Bizneset. Aleanca organizoi një sesion këshillimi për karrierë ku 25 anëtarë të rinj të komunitetit LGBTI mësuan se si shkruajnë dhe përmirësojnë CV-të e tyre me ndihmën të një eksperti.
Studimi i Aleanca zbuloi se dy të tretat e 237 të të anketuarit LGBTI nuk ishin në punë për shkak të frikës
të diskriminimit. Sondazhi i “Aleanca LGBT” mbi diskriminimin dhe krimet e urrjejtes gjetën se 46% e 237 të anketuarve kishte përjetuar diskriminim dhe dhunë. Diskriminimi dhe dhuna ishin më të zakonshmet në
vende publike (64%), online (49%) dhe në shkollë/ universiteti (42%). Në 66% të rasteve autori ishte i panjohur, 31% ishin miq dhe 15% ishin pjesëtarët e familjes. Vetëm 19% e raportuan incidentin tek policia dhe vetëm pesë viktima kishin një përgjigje të kënaqshme.
FAMILJA
Në pranverë, qeveria e tërhoqi angazhimin për ndryshimin e Kodit të Familjes pas reagimit të disa komunitteve fetare. Ministria e Drejtësisë kishte nisi një konsultim për ndryshimet e propozuara në 2021. Reforma ligjore do të kishte dhënë të drejta për familjet LGBTQ+, duke përfshirë edhe njohjen ligjore për bashkëjetesën e çifteve me të njëjtën gjini dhe lejimin çiftet e pamartuara për të birësuar.
Në maj, Komisioneri Kundër Diskriminimit, Robert Gajda bëri thirrje për njohje ligjore për çiftet e të njëjtën gjini , përfshirë edhe në formën e bashkëjetesës. Në qershor, autoritetet refuzuan të regjistrojnë dy gra, të cilët janë çift të të njëjtit seks, si prindër të dy fëmijët e tyre. Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin.
SHËNDETI
PrEP dhe PEP vazhdojnë të jenë të padisponueshme për njerëzit LGBTI.
Testet e ngarkesës virale nuk janë të disponueshme në spitalet publike klinikat private mbeten të papërballueshme për shumicën.
RAPORTI I PLOTE PER SHQIPERINE