Queer-lix – Netflix një platformë për komunitetin

Pak histori për ju,
Kodi i Prodhimit të Hollivudit, në fuqi nga 1930 deri në 1968, dhe Kodi i Praktikave për transmetuesit televizivë, të përdorur nga viti 1952 deri në vitin 1983, ndalonin në mënyrë indirekte paraqitjen e komunitetit LGBTQ+. Përshkrimet e hershme të komunitetit ishin kryesisht të pasqyruar si ngacmues seksual të fëmijëve, viktima të dhunës, ose drag queens.
Në vitet 1970 dhe 80, në disa shfaqje filluan të portretizoheshin personazhet gay në një dritë më pozitive, por gjithmonë në një episod të vetëm, dhe jo si një personazh dytësorë afatgjatë. Në këto dukuri, orientimi seksual i personazhit paraqitej si fabula e episodit, dhe sigurisht historia ishte kontekstualizuar kryesisht nga mënyra se si kjo dukuri ndikoi në jetën e personazheve gej.
GLAAD kohët e fundit raportoi se Netflix është platforma që ka përqafuar këtë komunitet më shumë se çdokush tjetër, duke dyfishuar numrin e personazheve queer që transmetoi vetëm vitin e kaluar. Vetëm në vitin e fundit, Netflix Originals si Elite, Sex Education, The Haunting of Hill House dhe Euphoria kanë nxjerrë të gjithë në plan të parë personazhe queer tredimensionale që sfidojnë stereotipet që njerëzit LGBTQ + u janë nënshtruar prej kohësh.
Epo, është e qartë se për një kohë të gjatë themelet e Netflix janë ndërtuar mbi eksperimentimin e tij me programacionin origjinal. Tani që shërbimet e tjera të transmetimit janë duke u përpjekur të përputhen me popullaritetin e shfaqjeve si Stranger Things, është e lehtë të harrohet se çfarë do të thoshte të shpenzoje para në programe të tilla si House of Cards. Edhe pse ky serial në veçanti nuk ishte saktësisht novator kur bëhej fjalë për përfaqësimin e LGBTQ+, suksesi i tij inkurajoi Netflix-in të promovonte më shumë ide, duke sjellë një sërë zërash queer me qëllim krijimin e një përmbajtje më të larmishme.
Histori të tjera të hershme të suksesit si Orange Is the New Black dëshmuan se një qasje e tillë, pra përfshirja e temave LGBTQ+ nuk bëri asgjë për të penguar popullaritetin e tyre. Sido që të jetë, ishte frymëzuese të dëgjoje që më në fund këto histori të tregoheshin në mënyrën më autentike të mundshme dhe të përqafoheshin gjerësisht nga publiku. Me bindje mund të shprehemi se Netflix mbetet burimi më miqësor për komunitetin LGBTQ+ në televizion.
Netflix po kërkon të tërheqë jo vetëm audiencën queer por të gjitha ato audienca të cilat janë aleatë të këtij grupimi. Kjo fushatë e hap rrjetën e saj të gjerë për të tërhequr një publik të ndërgjegjshëm homoseksualë dhe heteroseksualë, të cilët nuk do të dëshironin domosdoshmërisht përçarjen e çuditshme të hegjemonisë shoqerore.
“Cdo serial I ri ka një karakter të panevojshëm LGBTQ+ ” – u shpreh AdamSB__ në Twitter
“Më vjen keq që nuk keni kuptuar ende se çdo person LGBTQ+ është I nevojshëm” – u përgjigj Netflix
Megjithëse Netflix është kritikuar më parë për përdorimin e personazheve LGBTQ+ si një mënyrë për të zgjeruar audiencën e tij, nuk mund të mohohet se platforma ka bërë mrekulli për përfaqësimin e LGBTQ+.
Netflix aktualisht operon në mbi 190 vende dhe shpërndan shumë nga përmbajtjet e tij në vende që tradicionalisht nuk janë miqësore me komunitetin LGBT+. Përfshirja e personazheve dhe temave LGBT+ në përmbajtjen e tij origjinale është e pamatshme në normalizimin dhe mësimin e njerëzve rreth këtij komunitetit. T’i tregosh të gjithëve që hyjnë në Netflix, më shumë se 94 milionë abonentë, se komuniteti LGBTQ+ është njëlloj si ata, vetëm sa mund të na afrojë me një botë më tolerante dhe më pranuese./ HistoriaIme