Pozicioni: Praktikant/e (Intern)
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj
Afati i aplikimit: 8 shkurt 2021
Civil Rights Defenders, një organizatë suedeze për të drejtat e njeriut, me zyrë në Shqipëri, është në kërkim të një praktikanti/je për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur.
Për organizatën:
Civil Rights Defenders (CRD) është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që mbron të drejtat civile dhe politike në katër kontinente. Organizata ka punuar me projekte të ndryshme për të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor që nga viti 1995 dhe ka si qëllim të përgjithshëm përmirësimin e aksesit në drejtësi përmes respektimit më të mirë të të drejtave civile dhe politike. Civil Rights Defenders ka zyrën e saj në Shqipëri që nga viti 2013 dhe që atëherë, fokusi kryesor i programit kanë qenë në fushat e mëposhtme: sundimi i ligjit, akesi në drejtësi, liria e shprehjes dhe liria e medias, dhe anti-diskriminimi.
Për projektin:
Projekti ‘’Unë marr pjesë, zëri im, vota ime vlen’’ mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga tre organizata partnere: Civil Rights Defenders, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Studime Politike. Ky projekt synon të fuqizojë qytetarët, të rinjtë dhe shoqërinë civile që të angazhohen të promovojnë, të advokojnë dhe të monitorojnë proceset politike. Ky projekt përfshin aktivitete ndërgjegjësuese me të rinjtë, trajnime me organizata të shoqërisë civile, një fushatë ndërgjegjësimi online, krijimin e një website burimor, monitorimin e zgjedhjeve etj.
Detyrat:
• Të monitorojë mediat dhe të kryejë kërkim në lidhje me të drejtave të njeriut në
Shqipëri, me fokus të veçantë në periudhën parazgjedhore dhe fushatat elektorale
• Të përgatisë raporte të përmbledhura ditore pas monitorimit të mediave
• Të ndihmojë në planifikim dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme dhe eventeve
• Të ndihmojë në pëmbledhjen dhe zgjedhjen e informacionit për materialet informuese që do të prodhohen gjatë projektit
• Të mbështesë koordinatorin e projektit dhe ekspertin e komunikimit në punën për fushatën ndërgjegjësuese online
• Të përkthejë sipas nevojës, materiale të shkurtra nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas
Aftësitë dhe përvoja e nevojshme
• Të jetë e/i interesuar në çështjet e të drejtave të njeriut dhe zhvillimet politike në Shqipëri
• Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm
• Aftësi dhe përvojë në kërkim
• Aftësi për të punuar si pjesë e një skuadre
• Niveli shumë i mirë i gjuhës angleze
• Aftësi për të punuar me nismën e vet dhe të respektuar afatet
• Të këtë mundësi të përkushtohet të paktën 3-4 orë në ditë.
• Përvoja e punës në një organizatë për të drejtat e njeriut apo në fushata në çeshtje të të drejtave të njeriut përbën avantazh
Çfarë ofrojmë ne?
• Një përvojë internshipi nga 3 deri në 6 muaj me një organizatë ndërkombëtare me reputacion të lartë
• Mundësi për të mësuar mbi të drejtat e njeriut dhe organizuar evente
• Pjesëmarrje në konferenca dhe evente në Shqipëri dhe sipas rastit në Ballkanin Perëndimor
• Një mjedis miqësor pune
• Mbulim të shpenzimeve e transportit urban në Tiranë
Si të aplikoni?
Dërgoni CV dhe një letër motivimi (të dyja në anglisht) deri në 8 shkurt 2021, në adresën [email protected]