Thirrje për Internship
Pozicioni: Praktikant/e (Intern)
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj
Civil Rights Defenders, një OJF suedeze me zyrë në Shqipëri, është në kërkim të një praktikanti/e në zyrë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur. I hapur për ata që duan të angazhohen në përparimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Detyrat:
- Të monitorojë lajmet dhe të kryejë kërkim në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
- Të raportojë mbi organizatat e të drejtave të njeriut apo çështje të të drejtave të njeriut.
- Të shkruajë raporte të përmmbledhura dhe të hartojë raporte mbi çështjet e të drejtave të njeriut.
- Të ndihmojë në planifikim dhe të organizojë veprimtari dhe evente.
Aftësitë dhe përvoja e nevojshme
- Të jetë e/i interesuar në çështjet e të drejtave të njeriut
- Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm
- Aftësi dhe përvojë në kërkim
- Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
- Niveli mirë i gjuhës angleze
- Aftësi për të punuar me nismën e vet dhe të përmbushur afatet
- Përvoja e punës në një organizatë për të drejtat e njeriut apo në fushata në çështje të të drejtave të njeriut përbën avantazh
Çfarë ofrojmë ne?
- Një përvojë internshipi me një organizatë ndërkombëtare me reputacion të lartë nga 3 deri në 6 muaj
- Mundësia për të mësuar mbi të drejtat e njeriut dhe organizuar evente
- Pjesëmarrje në konferenca dhe evente në Shqipëridhe sipas rastit në Ballkanin Perëndimor
- Një mjedis miqësor pune
- Mbulim të shpenzimeve e transportit urban në Tiranë
Si të aplikoni?
Dërgoni CV dhe një letër motivimi (të dyja në anglisht) në adresën [email protected]