Portali mediatik Historia Ime kërkon të punësojë me kohë të pjeshme një gazetar/e, për
mbulimin mediatik të ngjarjeve të aktualitetit dhe asistimin me projektet e ndryshme
mediatike të Historia Ime, siç është Queer Magazine, përgatitjet për shkollën verore, etj.
Rreth Nesh
Historia-ime.com është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë
si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto
të drejta. Një projekt i organizatës Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT në Shqipëri, Historia Ime
synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias
tradicionale si dhe ajo online.
Kush mund të aplikojë?
• Të gjithë të rinjtë që vijnë nga fushat e Gazetarisë, Komunikimit, Shkencave Sociale por
edhe të tjerë që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
• Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze
• Njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office
• Personat që janë të hapur të mësojnë dhe të punojnë në grup
• Avantazh ata që kanë eksperienca të mëparshme në përdorimin e platformës WordPress,
programeve Adobe Premiere, Pro/Adobe Illustrator.
Si mund të aplikoni?
Dokumentat që nevojiten për të aplikuar për pozicionin e Gazetarit/es pranë Historia Ime:
• CV
• Letër e shkurtër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit.
Dërgojeni aplikimin tuaj në historiaime.com@gmail.com, duke vendosur në Subjekt të email:
Aplikim për Gazetar/e – EMRI MBIEMRI
Historia Ime/Pro LGBT siguron që të gjitha kërkesat do të kenë gjykim të barabartë
pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual,
aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose çdo veçorie tjetër që
parashikohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.