Statistikat e grave që punojnë në shkencat kompjuterike, po shkojnë gjithmonë e më keq
Sipas një studimi të ri, përqindja e grave që punojnë në fushat kompjuterike, informatike, teknologjike, kanë rënë ndjeshëm gjatë 23 viteve të fundit. Në 2013-ën, vetëm 26% e këtyre vendeve mbaheshin nga gratë në SHBA – nga 35% që ka qenë në vitin 1990. Sipas studimit të publikuar të enjten nga Shoqata Amerikane e Grave Universitare, gjatë së njejtës periudhë, edhe numri i grave që kanë marrë një diplomë në këto degë është pakësuar.
Në kompanitë më të mëdha tekonologjike sic është Google, gratë përbëjnë 30% të numrit të përgjithshëm të fuqisë punëtore, por vetëm 17% të vendeve të punëve kompjuterike të kompanisë.
Në kompaninë Facebook, vetëm 15% e grave mbajnë pozicione punë që kanë të bëjnë me informatikën, shkencat kompjuterike etj. Akoma më keq gjendja është në Twitter, ku gratë zënë vetëm 10% të fuqisë punëtore.
Komplet ndryshe paraqitet situata në sektorët e marketingut, shitjeve, marrëdhënieve me publikun, ku ndarja gjinore eshtë 50 – 50 (në mënyrë të barabartë).
Ajo që bën përshtypje është fakti se sipas studimit, ky raport nuk nuk vihet re edhe në profesione të tjera që rrjedhin nga shkenca, teknologjia, matematika. Në vitin 2013, më shumë se gjysma e shkencëtarëve biologjikë në SHBA ishin gra, në krahasim me 42% që kanë qenë në vitin 1990. Pra numri i grave që punojnë në këto sektore është në rritje.
Autorja e studimit Christianne Corbett tha se në degët informatike, stereotipi i superioritetit mashkullor vazhdon të mbizotërojë. Një prej faktorëve që i mbajnë gratë ende larg këtyre punëve, janë pikërisht stereotipizimet.
“Stereotipi është që gratë dhe vajzat nuk janë dhe aq të mira në matematikë apo shkencë sa janë meshkujt”– tha Corbett.
Burrat punësohen dy herë më shumë se femrat në një punë të tillë kur i vetmi ndryshim midis kandidatëve është gjinia thuhet në studim.
/The Huffington Post