Sipas INSTAT, 28 mijë të rinj shqiptarë të moshës 15-29 vjeç nuk duan të puojnë
Dhe pse papunësia vazhon të mbetet një problem madhor në Shqipëri, një pjesë e të rinjve thjesht nuk duan të punojnë.
Sipas shifrave të INSTAT 9,1 % e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç nuk punojnë dhe nuk janë duke kërkuar për punë.
Totali i njerëzve të aftë për të punuar, nga mosha 15-29 vjeç është 307 319 përsona, nga këta 27 996 klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
INSTAT sqaron se me termin “të papunë të dekurajuar” klasifikohen ata individë që nuk janë duke kërkaur për punë pasi mendojnë se nuk ka punë ose kanë një ndjenjë infeririteti për punën, pasi mendojnë se nuk kanë aftësitë e nevojshme.