Shteti vete nuk zbaton ligjet: Ne Tirane nga 250 te verber vetem 5 jane te punesuar
Në Shqipëri një prej grupeve më të diksriminuara në shoqeri mbeten të verbërit. Madje, pavarësisht se ekziston një legjislacion që mbështet edhe integrimin, edhe punësimin e sidomos mos diskriminimin e këtij grupi, në terren situata mbetet skandaloze.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve Rovena Ismolli bëri të ditur se në Tiranë, nga rreth 250 të verbër vetëm 5 prej tyre janë të punësuar.