SHKP publikon 3111 vende të lira pune, ja si mund të aplikoni
Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka publikuar një listë me 3111 vende të lira pune, të shpërndara në një numër të madh qytetesh të Shqipërisë. Çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënësit mund të kandidojë online për të fituar një nga vendet e lira të punës.
Për të kryer aplikimin është i rëndësishëm krijimi i llogarisë personale e cila përmban të dhëna bazë si: emri, mbiemri, gjinia, numri i kartës së identitetit dhe adresa e-mail. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi automatikisht u dërgon fjalëkalimin në adresën e postës elektronike i cili mundëson dhe aksesueshmerine ne faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës
Në listën e publikuar nga SHKP ka një larmi biznesesh që kërkojnë punonjës të profesioneve të ndryshme si: Jurist, specialist IT, rrobaqepës, shofer, elektricist, ekonomist, këpucar etj.
PËR TË HAPUR LISTËN E PLOTË TË VENDEVE TË PUNËS KLIKONI KËTU
/l.k./