Protestojnë taksistët: të ndalen taksitë pa liçensë
Nje grup taksistësh me në krye Sindikatën e Taksistëve kanë nisur sot protestat ndaj Ministrisë së Transporteve duke kundërshtuar praninë e taksive të palicensuara.
Taksistët kanë deklaruar se do e vazhdojnë protestën deri në momentin kur policia do të veprojë për heqjen nga qarkullimi të taksive të palicensuara. Ndërkohë në një ndër pankartat e protestuesve shkruheshe: “Pse mbretëron pirateria? Sepse i mbron policia.”